Kandidati për kryeministër njëherësh edhe kryetar i AAK’së Ramush Haradinaj, ua ka uruar sot festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë.
Kjo ditë sipas tij, na e kujton se sa i nevojshëm është solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë.
Urimi i Haradinajt:
Te gjithë shqiptarëve të Besimit Islam, por edhe besimtarëve të tjerë që nesër kanë Bajram, urime kjo ditë e shenjtë!
Urimet më të përzemërta në këtë ditë feste, edhe për Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe kreun e saj, Myftiun Naim Tërnava!
Kjo Ditë Bajrami, që vjen pas muajt të shenjtë të Ramazanit, edhe një herë na e kujton se sa i nevojshëm është solidariteti dhe ndihma për ata që kanë nevojë. Le të na shërbejë kjo ditë si ogur i mirë, që të jemi solidarë e ta mbështesim njëri tjetrin në vazhdimsi
.
Me Fat Fitër Bajrami!





















