Aktuale

Haradinaj tregon se çka u bisedua në tryezën e PDK-së

Kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, pas takimin “për bashkërendimin e agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës” mes partive politike, tha se askush nuk është i interesuar për zgjedhje.

Haradinaj shtoi se nuk po sheh ndonjë iniciativë konkrete për mocion mosbesimi ndaj qeverisë që udhëheq .

“Kam shprehur gatishmërinë që të marrim pjesë në këto tryeza. Ne si AAK mbesim të hapur për një platformë të dialogut”.“Mbesim që platformën ta përkrahim. Nuk po duket që po do dikush zgjedhje”.

Takimi u thirr nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, dhe kryetar i Nismës për Kosovën, Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së.

Në këtë takim nuk ka marrë pjesë Lëvizja Vetëvendosje Lista Serbe AKR, dhe SLS nuk janë pjesëmarrëse në këtë tryezë.

the authorE B