Në kohën kur zërat se fuqia e AKR-së në koalicionin qeverisës është pothuajse e padukshme, dhe se Behgjet Pacolli mund të largohet nga koalicioni,kryesisht me inicimin e PDK-së, Pacolli ka marrë një mbështetje nga i pari i ekzekutivit Ramush Haradinaj.Kryeministri i ka thur lavde Behxhet Pacollit, duke thënë se e ka nder, që ka një bashkëpunëtorë aq energjik sa Pacolli.
Këto fjalë Haradinaj i bërë publike pas një takimi që kishte me Pacollin.
“Mëngjesin e sotëm, me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluam një takim përmbajtësor pune. Është kënaqësi të kesh bashkëpunëtor energjik, me të cilin ndajmë vizionin e përbashkët që mos të ndalemi përballë sfidave dhe të punojmë për mirëqenien e qytetarit.” ka shkruar Haradinaj./GazetaBlic/