Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ambasadorin e republikës së Francës, Didier Chabert.
Haradinaj thotë se gjatë takimit me Chabert kanë biseduar rreth formimit të institucioneve të Kosovës pas përmbylljes së procesit zgjedhor.
Ky është postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin bisedova për procesin zgjedhor si dhe për rëndësinë e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të këtij procesi.
Biseduam edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushat e ndryshme, posaçërisht ndihmën e shtetit francez në zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe rolin dhe kontributin në vazhdimësi në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.