Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur se deklaruar se nuk mund ta mbajnë vendin peng në emër të çfarëdo burokracie dhe ata që nuk do ta kryejnë punën e vet ashtu siç kërkohet do të dalin nga puna, pasi nuk mundëm ta marrë në qaf një vend me ata që nuk e kryejnë punën e vet.
Haradinaj gjatë një konference për media, ka thënë se nuk është punë e madhe nëse LDK nuk pajtohet me këtë logjik të qeverisjes.
Haradinaj shtoi se AAK po rritet çdo ditë. Ndërsa, sot iu bashkuan edhe disa anëtarë të rinj, në mesi e të cilëve edhe ish gazetari Asllan Bajrami. Ky i fundit lavdëroi kandidatin e koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj.
“Kjo nuk do të thotë që unë po e tradhtojë gazetarin, nuk marrë ndonjë post, nuk jam në ndonjë listë por jam treguar i gatshëm t’i përgjigjur një vlugut të madh që po ndodhë në AAK. Te kryeministri i ardhshëm unë shoh një vizion të qartë, një mendim, një perspektiv që Kosova sot ka nevojë”, tha ai.
Kurse, Haradinaj tha se simbolikën e kësaj dite do ta nderon me punë.
“Qëllimi i kësaj simbolike të aderimit është me iu thënë faleminderit të gjitha këtyre që janë këtu, por përmes tyre me i falënderuar të gjitha atyre që po i bashkohen aleancës dhe një koncepti qeverisës që e kthen shpresën në vend”, tha ai.
Haradinaj ka njoftuar se paradite AAK-së iu janë bashkuar Ish rektorin Mujë Rugova, Armond Krasniqin dhe Kastriot Lajqin./KosovaPress/