Aktuale

Haradinaj rrugës për Amerikë, kaq të buzëqeshur s’e keni parë moti

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është nisur për Lutjet e Mëngjesit në Amerikë. Aktualisht ai gjendet në një aeroport evropian. Ajo që bie në sy është gëzimi i kreut të ekzekutivit teksa po e pi edhe një kafe.
Kryeministrit, ditë më parë Amerika ia lëshoi vizën për të udhëtuar drejt shtetit të tyre.

Haradinajt i ishte vonuar viza amerikane, duke humbur kësisoj disa takime në Iowa, shtetin e binjakëzuar me Kosovën. Ai pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale atje, Timothy E. Orr.

Për Lutjet e Mëngjesit në Amerikë ka udhëtuar të martën edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Lutjet e Mëngjesit, mbahen çdo të enjte të parë të muajit shkurt, për secilin vit me radhë në Uashington.

Viti 2018, pra ky vit do të shënojë herën e 66-të të mbajtjes së këtij evenimenti, të cilësuar si njëren nga ngjarjet më të rëndësishme në botë.

Në fillim të mbajtjes së tyre, këto lutje përveç karakterit fetar organizoheshin edhe me synimin e takimit të vet drejtuesve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe kjo ndodhte për të diskutuar çështje të ndryshme mes tyre dhe për të forcuar lidhjet mes këtyre shteteve.

Por, me kalimin e kohës, kjo ngjarje ndryshoi karakter, duke mbledhur përfaqësuesit e liderët e shumë shteteve të botës./Express

the authorE B