Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur në interpelancën për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, ka siguruar të gjithë se askush nuk do të pengojë realizimin e hetimit ndërkombëtarë dhe se që nga ardhja e tij në Qeveri e ka diskutuar këtë bashkë me partnerët qeverisës.
Haradinaj e ka quajtur të arsyeshme dyshimin e familjes dhe të shokëve që të mos pajtohen nga kjo ndarje.
“Prej që kam ardhur në qeveri që mund të vlerësoj Albin mund me ta thënë kam pas bisedë me kabinet qeveritar për këtë temë me partnerë politik m kanë qenë të hapur që m’u plotësu kërkesat e familjes edhe kërkesat e prindërve për një hetim , Qeveria është dakord, në këtë rast edhe unë edhe ministri i Drejtësisë dhe çdo anëtar i kabinetit e partnerë e gjithë dhe kemi shku deri në atë shkallë sa që me pranu edhe institutin e forenzikës që e ka zgjedh familja. Kanë qenë disa pengesa ligjore në njëfarë rezolute të Kuvendit të mëhershme, megjithatë janë ndërmarr veprime nga ministri që të munden institucionet e hetuesisë së vendit që të përmbushet kjo kërkesë. Dhe nuk do ta ketë asnjë pengesë nga institucionet në këtë drejtim”, tha Haradinaj.
Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë deputetët që ta ruajnë pavarësinë e institucioneve dhe mos ta kryejnë punën e gjyqësorit në Kuvend, pasi mund të bëjnë dëme afatgjate