Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të kombit, duke thënë se me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut.
“Përkulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre të të gjitha kohëve dhe epokave.
Kujtimin e kemi më të afërt për ata që ranë në luftën më të fundit, si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishte projekti më sublim i shqiptarëve në shekullin e njëzetë.
Nga Peja, kjo pjesë e Atdheut, Lavdi dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar tutje Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka postuar edhe disa fotografi ku po bëhen homazhe për t’i ndëruar dëshmorët.