Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Arifaj pas rastit tragjik ku mbetën të vdekur dy vëllezër të kësaj familje, raporton Gazeta Express.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se është i tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi i Deçanit, në moshën trembëdhjetë, përkatësisht shtatëmbëdhjetë vjeçare.
“U shpreh ngushëllime më të sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit në këtë ditë të rëndë për të gjithë ne”, ka shkruar ai./GazetaExpress/
I tronditur nga lajmi për tragjedinë që ndodhi sot në Bruckberg të Gjermanisë ku humbën jetën dy vëllezër nga Ratishi…
Posted by Ramush Haradinaj on E martë, 13 Tetor 2020