Aktuale

Haradinaj: Operacioni ka nisur të premten, Sefaj e mbajti të fshehur nga unë

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i zhgënjyer nga ministri i Qeverisë së tij që nuk i tregoi atij se po kryente operacionin e arrestimit të gjashtë shtetasve turq, drejtues e profesorë të kolegjit Mehmet Akif me lejeqëndrim në Kosovë.
Ai ka thënë se ka mbajtur dy mbledhje të qeverisë ku ka folur me ministrin Sefaj e ai i ka mbajtur të fshehtë planin.

“Flamur Sefaj e ka ditur që nga e premtja kur ka nisur operacioni dhe s’më ka treguar asgjë. Kemi pasur dy takime me të dhe s’më ka thënë asnjë fjalë”, ka thënë kryeministri.

Kryeministri dhe kryeparlamentari thanë Kuvend se nuk ishin të informuar për arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turq, ndërësa Haradinaj tregoi sot në Kuvend se tashmë është informuar se gylenistët i kanë cuar në Turiq dje në mesiditë./Express/

the authorE B