Aktuale

Haradinaj nuk tregon nëse i ka numrat për formim të Qeverisë

Procesit të regjistrimit për deputet sot iu nënshtrua edhe Ramush Haradinaj.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN-i nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Duke u përgjigjur në këtë pyetje Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë, ndërsa sipas tij e rëndësishme është që është caktuar data e mbajtjes së seancës konstituive.

Haradinaj beson se nuk do të ketë shtyrje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Haradinaj ka dal i dyti me vota si kandidat i koalicionit me PDK-në dhe Nismën për Kosovën.

Ky koalicion ka fituar 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/

the authorE B