Aktuale

Haradinaj: Nuk jemi marrë ende me asociacionin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se të enjten janë anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit dhe janë në përgatitje të të gjithë materies që ka të bëjë me korrigjimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

I pyetur rreth Asociacionit të komunave serbe, Haradinaj tha se deri tani nuk është marrë me këtë çështje fare, pasi ka pasur tema tjera

“Duhet me e studiu çështjen e asociacionit… Nuk e kam pas në tavolinë…”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, lidhur me vizitën në veri të vendit, kryeministri tha se atje ka shkuar shpesh prej kur udhëheqë me ekzekutivin, por këtë e ka bërë pa praninë e mediave.