Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Qarri për humbjen e ish-komandantit të UÇK-së, Jetullah Qarri, transmeton Gazeta Blic.
Haradinaj ka shkruar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” se lajmin për vdekjen e komandant “Guri” e ka marrë me pikëllim.
Për më shumë, shkrimi i plotë:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Jetullah Qarri – komandant “Guri”.
Familjes Qarri, të gjithë bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij, ngushëllime të sinqerta.I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!RH