Sport

Haradinaj: Majlinda shkroi historinë

Edhe Ramush Haradinaj i është gëzuar shumë fitimit të medaljes së artë olimpike në xhudo nga Majlinda Kelmendi në Rio.

“Kosova e ka edhe faqen e bardhë! I ka edhe ata që ia shkrujn historinë. Atë e bëri sonte Majlinda Kelmendi. Të uroj me gjithë zemër Majlinda!”, ka shkruar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Kelmendi ka triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi ka mposhtur në finale italianen Odette Giuffrida.