Aktuale

Haradinaj: Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore

I nominuari për kryeministër të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar mbrëmë një takim edhe me qytetarët e lagjes Kolovicë në Prishtinë.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, strukturat dhe aktivistët, Haradinaj u shpreh se AAK në vazhdimësi është angazhuar për unitet shtetëror dhe ka marrë pjesë aktive në trajtimin dhe zgjidhjen e drejtë të çështjeve me interes shtetëror.

“Jemi bërë bashkë për t’i dal zot përgjegjësive shtetërore dhe për të arritur zhvillimin e përshpejtuar ekonomik të vendit. Nuk kemi kohë për të humbur. Ne e kemi zgjidhjen”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, në këtë takim ishin të pranishëm edhe një numër i kandidatëve për deputet të AAK-së.

the authorE B