Aktuale

Haradinaj i emëron koordinatorë Rugovën dhe Hotin

Qeveria e Kosovës ka emëruar Mendim Rugovën koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit.
Po ashtu, është emëruar Rexhep Hoti, koordinator nacional për kulturë, rini dhe sport në Republikën e Kosovës. Mendim Rugova është djali i madh i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Këto vendime, Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka marrë më mbledhjen e sotme, ku përveç vendimeve të lartcekura, u miratua edhe urdhri për obligimin e ministrave, për zbatimin e udhëzimit administrativ për udhëtimet zyrtare.

the authorE B