Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka emëruar edhe dy zëvendësministra. Fadil Nura nga radhët e PDK-së është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë dhe Bujar Nerjovaj nga radhët e AAK-së është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës.
Nura, ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Skenderajt gjatë qeverisjes së Sami Lushtakut, ndërkaq Nerjovaj ka qenë kandidat për asambleist në Kuvendin Komunal të Prizrenit.
Gjatë ditë së sotme, Haradinaj ka emëruar zëvendësministër edhe Azem Gurin, ish-këshilltar politik i ish-ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.
Deri më tani Qeveria e Kosovës ka mbi 70 zëvendësministra. Ky numer i madh i tyre, sipas njohësve të fushës së ekonomisë do t’i kushtojë shumë buxhetit të Kosovës./Gazeta Blic/