Aktuale

Haradinaj edhe në fushatë gjen kohë për ecje me familje (FOTO)

Pavarësisht fushatës ai gjen kohë edhe për familje dhe sport.

Kreu I AAK’së njëherit kandidat për kryeministër të Kosovës mëngjesin e sotëm ka dalë për shëtitje në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Shëtitjen e këtij mëngjesi të hershëm ai e ka realizuar me familjen e tij, gruan Anitën dhe tre fëmijët.

“Mëngjes i hershëm. Momente së bashku me Anitën dhe fëmijët në parkun e bukur të Gërmisë!”, ka shkruar kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media, pasi ka arritur marrëveshjen për koalicion me PDK dhe NISMA. U mor vendim që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për kryeministër.

Kanë mbetur edhe një javë deri tek zgjedhejt.

the authorE B