Aktuale

Haradinaj: Dialogu me Serbinë është i pa alternativë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu me Serbinë është i pa alternativë dhe se duhet të ristrukturohet dhe afatizohet, duke përmbushur të gjitha marrëveshjet e arritura dhe të përmbyllet me rezultat konkret.

Ai gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler tha se Kosova është e përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së paqes e stabiliteti në rajon.

Haradinaj tha se është i rëndësishëm konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës dhe përkrahja në procesin e shtimit të njohjeve të reja, anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, në OKB, NATO dhe BE.

Duke folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kreu i qeverisë tha se marrëdhënies kontraktuale me BE-në do të intensifikohet dhe do të përshpejtohen afatet e përmbushjes së obligimeve me qëllim të arritjes së statusit të kandidatit për anëtarësim.

Ndërsa, ambasadori Pfandler, duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën, theksoi se Austria do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha fushat.

the authorE B