Arsim & Kulturë

Hapet ekspozita “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”

Artan Draçini, piktor dhe grafist nga Shkodra, sot do të hapë ekspozitën personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës të titulluar “E shkuara: e ardhmja e së tashmes”.

Ekspozita ka gjuhën e Simbolikës së të shkuarës, që vjen si një echo kambanë në të tashmen, për të pasqyruar faktin si një keqkuptim normal dhe ironik në të ardhmen.

Kuratorja e ekspozitës Suzana Varvarica Kuka e paraqet artistin Draçini e mbështetur në konceptin e saj se “artisti është faktori themeltar i imazheve, të cilat, fillimisht, i lind si ndjesi vetjake e të fshehta. Ai i ruan në burimin racional e më pas i shpërthen emocionalisht, ku bota e tij e brendshme shkapetet në të gjitha muret imagjinare. Aty, ku ndodhemi të gjithë, tek ekspozimi i tyre”.

Në ekspozitë do të paraqiten 27 punime, të cilat janë në fletë grafike që jetojnë si një grupim, si dhe në pikturë, e cila ka një gjuhë tonale – grafike, tepër emocionale dhe konvenguese me faktin historik dhe emocional.

Kjo ekspozitë do të qëndroje e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.

the authorE B