Ky vit ishte padyshim ai i dasmave të VIP-ve shqiptarë.
Si duket dasmat ende nuk kanë marr fund, transmeton Gazeta Express.
Një martesë tjetër pritet të jetë ajo e Hana Shehu, ish-të dashurën shumë vjeçare të reperit të njohur Getoar Selimi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Hana përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në instagram.
Hana mbrëmë ka festuar festën e cila njihet si “Bride to be”, e cila ishte befasi nga disa shoqe të saj.
Vetëm disa muaj më parë Hana dhe i dashuri i saj Shkumbin Noka kishin kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në New York.
Kujtojmë se edhe Getoar Selimi dhe e dashura e tij Marina Vjollca u martuan pak muaj më parë./Gazeta Express/