Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nesër pritet që seancën konstituive, ta drejtojë deputeti më i vjetër dhe deputeti më i ri i Kuvendit të Kosovës, duke iu referuar deputetit të Vetëvendosjes Adem Mikullovci dhe asaj të LDK-së, Teuta Rugova.
Haliti në Info Magazine të Klan Kosova, po ashtu bëri të ditur se kandidati i vetëm për Kryetar Parlmenti i PDK-së, është Kadri Veseli, madje quajti deklarimet në lidhje me këtë çështje, të bashkëpartiakut të tij Memli Krasniqit, keqkuptime.
Kjo pasi sipas deputetit të PDK-së, të gjithë e dijnë që ky subjekt partiak ka vetëm një kandidat për kryeparlamentar, e sipas tij ai ka votat për tu zgjedhur Kryetar Kuvendi.
”Vetëvendosje nga parti e majtë është bërë në parti e djathtë. LDK do të kalojë në krahun e majtë të parlamentit. Kështu është vendosur, kjo është kërkesë e tyre”.
”Nesër seancën e drejton deputeti më i vjetër dhe më i ri i Kuvendit të Kosovës. Sipas moshës me sa di unë i takon deputetit më të vjetër të Vetëvendosjes, Adem Mikullovcit dhe deputetes më të re,e cila duket është Teuta Rugova”.
”Bëhet verifikimi i mandateve, raportohet në Kuvend dhe pastaj vazhdon procedura me betimin e deputetëve”.
”Betimi i deputetëve do të bëhet nën himnin shtetëror të Republikës së Kosovës. Ato janë simbolika që nuk paraqesin dicka të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës. Meqenëse ne kemi shtet që kufizohet me Shqipërinë, krejt ajo që mund të thuhet është se me himn os epa himn ne duhet t’i përdorim simbolet e shtetërore në institucionet e Kosovës”.
”Nuk e di se kush duhet ta zyrtarizojë, por, PDK në kuadër të PAN është udhëheqëse, në të gjitha institucionet vendimmarrëse në këtë parti e kanë propozuar Kadri Veselin për kryetar parlamentar. Kush ka fol sot dicka të tillë është gabim. Por edhe Krasniqi e din dhe të gjithë e dijnë se ne kemi votuar që Kryetari i PDK-së Kadri Veseli të jetë kandidat për Kryetar të Parlmanetit”.
”Kadri Veseli do të jetë Kryetar i Kuvendit nesër. Duhet që edhe ata që e kanë kundërshtuar atë ta votojnë për kryetar Kuvendi. Ai shpesh ka shkel rregulloren e Kuvendit për ta favorizuar opozitën. Ai është kryetari me liberal i Kuvendit”.
”Veseli ka treguar një dashamirësi ndaj Opozitës, sa i përket cështjes së fjalës si deputet. Kadri Veseli është simbolikë e veçantë. Ka vetëm një kandidat për kryetar parlamenti, ai është Kadri Veseli dhe nuk ka pas dikush që ka shpreh dikush që të shpreh dëshirë të futet në votim për këtë post”.
”Milaim Zeka nuk është në PDK, ai është liberal flet qashtu. Rregullorja dhe Kushtetuta e përcakton saktë se çka mund të bëhet nëse nuk bëhet krijimi i institucioneve më herën e parë”.