Xhavit Haliti në cilësinë e kryesuesit të seancës, i është kundërpërgjigjur deputetit Korab Sejdiu i cili ka thënë veç tjerash ‘se të gjithë janë bërë prishtinali, por nuk po mendojnë për shëndetin e fëmijëve të tyre’.
Ndaj kësaj ka reaguar Xhavit Haliti duke thënë se në Prishtinë gjithmonë ajri kur ka qenë ‘koha e ftoht”, ka qenë i ndotur.
“Po diskutoni sikur kurrë kërkush nuk ka jetu në Prishtinë. Historikisht kush ka jetu në Prishtinë e di që çdo vjet kur ka mjegulla kur është ftoftë ka qenë gjithmonë ka qenë e njëjta situatë”, ka thënë Haliti./Periskopi/