Aktuale

Halil Matoshi e krahashon Haradinajn me Ibrahim Rugovën, vlerëson lart politikat e tyre

Këshilltari politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, vlerëson se shefi i ekzekutivit, qëndron fuqishëm në kursin e ish- presidentit Ibrahim Rugova. Kësisoj, sipas tij, këta dy burra shteti, me logjika qytetëruese dhe politike mbahen fort të lidhur me truallin evropian.
Matoshi thekson se, bipolariteti nuk e tremb Kryeministrin Haradinaj për të qëndruar asnjanës. Ai, siç shprehet bashkëpunëtori i ngushtë i Kryeministrit, nuk po ngarend për një grusht vota, dhe se Kosova është fuqishëm me Amerikën dhe aleatët e saj në Europë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në logjikën politike perëndimorizuese dhe emancipuese, Ramush Haradinaj qëndron fuqishëm në kursin e Dr. Rugovës, e dytë bashkë, në kursin e rilindasve që e ngritën dhe i dhanë drejtim Shqipnisë.
2.
Kta dy burra shteti, logjika qytetnuese dhe politike i mba fort të lidhur me truallin europian, duke ridëshmuar orientim të qartë identitar e kulturor dhe përkatësi gjeostrategjike, të paluhatshme euroatlantike.
3.
Bipolariteti nuk e tremb Kryeministrin Haradinaj për të qëndruar asnjanës, ai nuk po ngarend që për një grusht vota, të mos e deklarojë hapur marrjen anë.
Kosova është fuqishëm me Amerikën dhe aleatët e sajë në Europë.
4.
Kush do ta dijë pse kjo besnikëri ndaj Perëndimit, lë t’i referohet vitit 1913 dhe Princit Wied, vitit 1919, Ligës së Kombeve dhe Presidentit Wilson, vitit 1990 Presidentit Bush Senior dhe “Vijës së kuqe në zallë”; Vitit 1999 dhe urdhërit të Presidentit Clinton për sulme ajrore ndaj Serbisë si dhe qëndrimit të fortë të Kryeministrit britanik Tony Blair në krah të ShBA-së, në luftën për Kosovën, por edhe rreshtimit gjerman me Aleancën dhe dërgimit të trupave në Kosovë, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore; Vitit 2007 kur me 10 qershor që koincidon me Lidhjen shqiptare të Prizrenit, George W. Bush tha në Fushë Krujë: “Çka âsht mjaft, mjaftë âsht, Kosova duhet të jetë e pavarur, tash”.
5.
Çlirim dhe njohje!
Ballëlartë dhe krenarë!
????????
P.S.
Takimet bilaterale brenda një dite me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe Kryeministren Britanike Theresa May, janë dëshmi se Haradinaj u qëndron besnik aleatëve strategjikë të Kosovës.

the authorE B