Rajon & Botë

Haley: Rrëzimi i Assadit një nga prioritetet e SHBA-së

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, ka thënë në një intervistë për CNN-in se ajo e sheh ndryshimin e regjimit në Siri si njërin nga prioritetet e Administratës Trump në vendin e shkatërruar nga lufta civile.

Mposhtja e ISIS-it, largimi i ndikimit iranian nga Siria, dhe rrëzimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, janë prioritete për Uashingtonin, ka thënë Haley.

“Ne nuk shohim një Siri të paqes me Assadin aty,” ka thënë Haley./Express/

the authorE B