Tech

Hakerët sulmojnë kompaninë e njohur konsulente

Hakerët kanë sulmuar kompaninë konsulentë Deloitte, duke marrë të gjithë fjalëkalimet, emrat e identitetit dhe të dhënat personale të klientëve.

Deloitte është regjistruar në Londër dhe selia e saj ndodhet në Nju-Jork.

Të dhënat e kompanisë tash ndodhen në duart e hakerëve.

Kompanitë e rrezikuara përfshijnë edhe pjesë të qeverisë amerikane, si një numër të madh të kompanive private, transmeton KosovaPress.

Sulmi është konfirmuar edhe nga disa klientë të kompanisë, ndërkohë që kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

Hakerët kanë hyrë në sistemin e kompanisë përmes serverit global për e-mail, duke përdorur profilin administrativ, i cili në teori i ka dhënë qasje të pakufizuar, shkruajnë mediat britanike.