Sport

Hajvalia vazhdon garat deri në fund, edhe për kundër vështirësive që ka

Trajneri i klubit të futbollit Hajvalia, Emin Bajrami, ka treguar vështirësitë nëpër të cilat po kalon ky klub.

Ai thotë se e gjithë gjendja e krijuar në klub është si shkak  i mospagesës së lojtarëve apo mos kryerjes së obligimit të klubit ndaj lojtarëve.

“Mirë ishte deri lojën me Prishtinën. U mobilizuam mirë, e dhamë maksimumin kundër një ekipi që është kandidat seriz për titull. Zhvilluam lojën më të mirë gjatë këtij kampionati. Pas lojës u pregaditum për seancën e radhës, lojtarët shprehen pakënaqësinë që nuk janë paguar dhe bojkotuan stervitjet, për çka nuk mund t’i akuzoj, sepse nuk jemi mirë me gjndjen financiare. U mundova t’i bindi që të mobilizojmë lojën me trepçen, pastaj të ulen me kryesinë dhe të mirren vesh për pagat që u kanë mbetur borxh, mirëpo ishin këmbëngulës që pa bisedu me kryesinë, nuk do t’i vazhdojnë më stërvitjet”, u shpreh trajneri Bajrami.

Ai tha se mbetet të shihet në të ardhmen se çfarë do të bëhet që të dalim nga kjo situatë.

“Sot i kam thirrur prapë në seancë stervitore. Besoj që shumë shpejt do të konsultohen më kryesinë eklubit dhe të vazhdojmë të përgaditemi për lojën e radhës me Trepçën”, theksoi ai.

Trajneri Bajrami potencoi se nëse klubi do të jetë i kompletuar, ai beson se fuqishëm se Hajvalia do të rikthejë rezultatet pozitive, duke shtuar se ky klub nuk do të tërhiqet, por do të vazhdojë garat edhe duke u kombinuar me juniorë.

“Edhe disa lojtarë të ekipës së parë kanë shprehur dëshirë që të na ndihmojnë deri në gjirot e fundit. Kështu që me disa lojtarë me përvojë dhe me disa lojtarë të rinjë, Hajvalia vazhdon kampionatin edhe këto tri xhirot e mbetura. Pastaj, kryesia do të marrë ndonjë vendim se a do të përforëcohemi në pranverë apo çfarë do të bëhet me tutje”, njoftoi trajneri i Hajvalisë, Emin Bajrami.

Ndeshjen e ardheshme Hajvalaia e zhvillon kundër Trepçës, të dielën nga ora 13:00 në stadiumin “Adem Jashari”. /A. Canolli