Komisioneri Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, tha sot në Bruksel se Serbia është në rrugën e duhur dhe pritet që së shpejti të hapë kapituj të rinj në negociatat e pranimit, ndërkohë që porisiti se janë të papranueshme dhe kundërproduktive deklaratat e disa liderëve në rajon që thërrasin për ndryshimin e kufijve.
Komisioneri Hahn tha se pas bisedimeve me ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk duhet të ketë vonesa në procesin e anëtarësimit.
Hahn ka shprehur zhgënjimin e tij për shkak të “deklaratave nxitëse nga ana e liderëve të caktuar në rajon” dhe paralajmëroi se deklarata të tilla mund t’u “bijnë në kokë” atyrë që i thonë ato.
“Unë do të doja të shpreh zhgënjimin tim dhe madje edhe bezdinë, për shkak të deklaratave nxitëse të disa liderëve në rajon. Mesazhe të tilla, të cilat mund të shihen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve fqinje dhe kërkojnë ndryshimin e kufijve, nuk janë të pranueshme dhe janë më shumë se kundërproduktive”, ka thënë Hahn, raporton Blic.
Ai tha se evropianët kanë një interes të fortë për paqen në rajon, stabilitetit dhe prosperitetin, duke shtuar se kjo mund të arrihet vetëm me fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
“Nëse dikush mendon se me deklarata të tilla mund të krijojë presion mbi BE-në, ky është një gabim i madh. Kjo lehtë mund t’ia ‘thyej kokën’ dërguesit të këtyre mesazheve”, tha Hahn.
Në lidhje me vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Komisioneri Evropian pret që delegacionet së shpejti do të takohen përsëri.
Mungesës së takimeve në nivel politik dhe teknik që nga shkurti, Hahn ia atribuon kalendarit për fushatën zgjedhore në Serbi, por beson se është në interesin e të gjithëve për të vazhduar dialogun dhe se takimi i ardhshëm do të jetë shumë shpejtë./GazetaExpress/.