Ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, insiston se ai është i përqendruar vetëm te puna e tij, përkundër spekulimeve të vazhdueshme se Real Madridi është i interesuar për transferimin e tij.
19-vjeçari Erling Haaland është bërë njëri ndër lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian, pasi e kishte nisur karrierën në mënyrë të jashtëzakonisht me Salzburgun, gjë të cilën e ka vazhduar edhe më tutje me Dortmundin, transmeton Gazeta Express.
Norvegjezi kishte marrë vëmendjen e të gjithëve këtë sezon me Salzburgun, para se ta siguronte transferimin në Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit. Ai ka arritur t’i shënojë 12 gola në 11 ndeshjet e zhvilluara me gjigantin gjerman.
Përderisa Real Madridi raportohet se vazhdon të jetë i interesuar ta transferojë futbollistin në Santiago Bernabeu, adoleshenti thotë se ai është i përqendruar vetëm në paraqitjet e tij.
“Unë fokusohem te paraqitjet e mia, jo te vëmendja që është drejt meje”, tha Haaland, në një intervistë të dhënë për Sky Sport.
“Unë mendoj vetëm ta bëj punën time, gjë është gjëja që e shijoj më së shumti. Unë përqendrohem te kjo”.





















