Sport

Haaland i vetëm ka shënuar gola sa i tërë sulmi i Real Madridit

Të dhënat tregojnë se Erling Haaland i vetëm ka shënuar po aq gola sa të gjithë sulmuesit e Real Madridit së bashku këtë sezon.

Sulmuesi norvegjez, i cili është synim i Real Madridit këtë verë, i ka regjistruar plot 40 gola për RB Salzburg dhe Borussia Dortmund gjatë sezonit aktual, transmeton Gazeta Express.

Haaland luajti për RB Salzburg në pjesën e parë të sezonit dhe më pas iu bashkua Dortmundit në janar.

Në sulmin e Real Madridit, vetëm Karim Benzema ka dhënë kontribut të kënaqshëm me 19 golat e tij.

Ekipi i Zinedine Zidane po ka shumë vështirësi ta mbulojë boshllëkun e lënë nga Cristiano Ronaldo, me Gareth Bale që nuk ka qenë në gjendje ta tregojë veten që prej largimit të portugezit.

Uellsiani i ka shënuar vetëm 3 gola këtë sezon, ndërsa blerja e re, Luka Jovic, vetëm 2 sosh.

Sergio Ramos i ka shënuar shtatë gola këtë sezon, pesë prej të cilave nga penalltitë, dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i klubit këtë sezon bashkë me Rodrygo Goes.

Pastaj vjen Eden Hazard, njeriu i ngarkuar për ta udhëhequr Real Madridit drejt një epoke të re, i cili e ka shënuar vetëm 1 gol tërë sezonin.

Së bashku, sulmuesit e Real Madridit i kanë shënuar 40 gola këtë sezon, tamam sa Haaland i vetëm.

the authorGazetaKNN