Sport

Guti bëhet trajner në La Liga?

José María Gutiérrez, ish ylli i Real Madridit, pritet të bëhet trajner në La Liga

Ish mesfushori i Spanjës dhe Real Madridit, José María Gutiérrez – Guti, shumë shpejtë mund të bëhet trajner në La Liga.

Sipas mediave spanjolle, skuadrat nga La Liga, Alaves dhe Las Palmas po mendojnë që ta emërojnë trajner në sezonin e ri.

Guti, i cili ka luajtur edhe në Besiktas, nga vera e vitit 2013, është trajner i skuadrës U18 të Real Madridit. /Express/