Fethullah Gulen, kleriku mysliman që jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i akuzuar nga Turqia për nxitjen e grusht shtetit të dështuar të vitit të kaluar, thotë se nuk ka plane të largohet nga Amerika dhe do të pranojë ekstradimin nëse Uashingtoni pajtohet me kërkesën e Ankarasë për ta dorëzuar.
Në një intervistë për Reuters të realizuar në Pensilvani, 79 vjeçari, ka hedhur poshtë pretendimet e qeverisë turke të bëra në shkurt se ai po bëhej gati që të shkonte në Kanada për ta shmangur ekstradimin, transmeton Klan Kosova.
“Thashethemet nuk janë aspak të vërteta” tha ai, transmeton Klan Kosova
“Në qoftë se Shtetet e Bashkuara e shohin të të përshtatshme që të më ekstradojnë, unë do të largohesha (për Turqi)”.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe qeveria turke akuzojnë Gulenin për orkestrimin e tentim puçit të korrikut të vitit të kaluar ku vdiqën 240 persona.