Pep Guardiola ka mbështetur ambiciet e Gerard Piques për tu bërë President i Barcelonës
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk e ka fshehur dëshirën që ta drejtojë klubin në të ardhmen.
Kurse, Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, është i gatshëm ta votoj Piqun për President, përcjell Express.
I pyetur në lidhje me aspiratat e Pique, ish-trajneri i Barcelonës u tha gazetarëve: “Unë do të votoj për të.”
Pique së fundi e ka ndihmuar Barcelonën që të nënshkruajë super kontratën me kompaninë japoneze, “Rakuten”. /Express/