Pep Guardiola ka folur për mundësinë e transferimit të Kylian Mabppe në Manchester City
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke tentuar transferimin e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe.
Katalunasi nuk dëshiron të flas vetëm për Mbappe, por e pranon se gjithçka është e mundshme në futboll.
“Mbappe është lojtar i Monacos dhe nuk mund të them më shumë. Por, deri me 31 gusht afati kalimtar është i hapur dhe gjithçka është e mundur. Do të bëjmë diçka deri atëherë”, tha Guardiola gjatë konferencës për media, para ndeshjes së sontme me Real Madridin. /Express/