Pep Guardiola ka lavdëruar Rehhem Sterling, i cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tij në sekondat e fundit ndaj Southamptonit
Sipas Pep Guardiolas paraqitjet fantastike të Raheem Sterling janë si pasojë e besimit që skuadra ka në të.
Ai tregoi se Sterling fillimisht ishte i ndrojtur, por tani ai ka besimin e skuadrës dhe kjo po i ndihmon shumë atij.
“Goli i Sterling ishte i jashtëzakonshëm, sepse nuk kishte shumë hapësirë, për shkak se në zonë ishin 10 futbollistë”, tha fillimisht Guardiola.
“Raheem është ende i ri dhe mund të përmirësohet. Ai po bën hapa. Unë e di se ai ndjen se mund të ndryshe ndeshjet. Përpara ai ishte i turpshëm, por tani bashkëlojtarët e tij po besojnë në të” /Express/