Sport

Guardiola super i lumtur

Pep Guardiola ka thënë se është shumë i lumtur për lojtarët e tij pas ndeshjeve miqësore në SHBA
Manchester City ka treguar paraqitje shumë të mira në dy ndeshjet e fndit, duke mposhtur 4:1 Real Madridin dhe 3:0 Tottenhamin.

Trajneri Pep Guardiola është shumë i lumtur me lojtarët e tij, të cilët treguan paraqitje shumë të mira.

“Jam shumë i lumtur për të gjithë lojtarët e involvuar. Natyrisht rezultatet janë të mirë për vetëbesim, sidomos në mënyrën se si i arritëm”, tha Guardiola.

“Jam shumë i lumtur me lojtarët, sidomos në dy ndeshjet e fundit. Jo lëndime dhe tashmë kthehemi të qetë në shtëpi. Do të pushojmë dhe të bëhemi gati për Premierligën”. /Express/