Guardiola ka lavdëruar De Bruynen.
Mesfushori, Kevin De Bruyne, ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Manchester Cityt ndaj Feyenoordit në Ligën e Kampionëve.
Paraqitja e mirë e belgut nuk ka mbetur pa u lavdëruar nga trajneri spanjoll, Pep Guardiola.
“Kevin De Bruyne është një ndër lojtarët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Jemi krenar që është me ne”, u shpreh Guardiola. /Gazeta Express/