Sport

Guardiola: Messi do të pensionohet në këtë klub

Pep Guardiola ka thënë se Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona.

Ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është prezantuar gjatë ditës së sotme te Manchester City.

Trajneri i ri i klubit anglez, është pyetur nga gazetarët nëse ai do të ndikojë që Lionel Messi të transferohet në ‘Etihad Stadium’.

Por, përgjigjja e ish trajnerit të Bayernit ishte e shkurtër dhe e thjesht:

“Messi? Nuk do ta blejmë, më vjen keq. Ai do ta mbyllë karrierën te Barcelona”, ka thënë Guardiola. /Express/