Pep Guardiola ka vendosur rregulla strikte te skuadra e Man Cityt.
Pep Guardiola, njihet për rregullat e tij strikte në skuadrat që trajnon, por tek Manchester City ai ka shkuar pak më larg.
Bëhet fjalë për internetin dhe celularët, gjë që e ka ndaluar në në qendrën stërvitore të klubit edhe pse këto dy gjëra janë bërë të pandashme për njëriun, Guardiola nuk do tja dijë.
47-vjeçari është duke i ndryshuar metodat e tij vazhdimisht dhe tani thuhet se kush do të thyej qoftë edhe një rregull të vetëm do të ndëshkohet me gjobë.
Lojtarët do të gjobiten gjithashtu edhe nëse vonohen për stërvitje.
Gjobat janë të caktuara paraprakisht dhe nuk varen nga vitet që ka kaluar një lojtar në klub apo nga paga e tij.