Manchester City është afër nivelit të Chelseat, thotë Guardiola.
Manchester City shpenzoi miliona në afatin kalimtar të verës duke transferuar lojtarë si: Ederson, Kyle Walker, Danilo, Benjamin Mendy, Bernardo Silva dhe Douglas Luiz.
Man City ka krijuar një skuadër të fuqishme dhe është lider i Premierligës, por Pep Guardiola thotë se ende janë larg nivelit të kampionit, Chelseat.
“Mendoj se jemi më të mirë se sezonin e kaluar. Të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë, lojtarët e dinë çfarë duhet të bëjnë, po ashtu edhe pa topin – kjo është e rëndësishme”, tha Guardiola.
“Nuk ishim mjaftueshëm të mirë sezonin e kaluar, Chelsea dhe Tottenham ishin më të mirë, duhet ta pranoni këtë”.
“Nganjëherë ju duhet të pranonin forcën e kundërshtarit që më pas të analizoni gjithçka dhe të përmirësoheni në të ardhmen”, shtoi mes tjerash Guardiola. /Gazeta Express/