Yaya Toure nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të Manchester Cityt, që do të luajnë në Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola ka përpiluar listën prej 25 futbollistëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Befasia më e madhe ka qenë lënja jashtë e Yaya Toures, i cili ka qenë lojtari kyç i Citizens, këto vitet e fundit, transmeton KosovaPress.
Kujtojmë se ishte pikërisht Guardiola, që kishte kërkuar shitjen e mesfushorit të Bregut të Fildishtë, nga Barcelona te City në vitin 2010.
City bën pjesë në Grupin C, së bashku me Barcelonën, Borussia Monchengladbach dhe Celtic.