Pep Guardiola beson se Manchester City dhe Liverpool meritojnë të fitojnë titullin e Premierligës këtë sezon.
Manchester City renditet në vendin e dytë në Premierligë me 83 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, ndërsa Liverpool janë para tyre me dy pikë më shumë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Pas përballjes të së mërkurës kundër Tottenham në Ligën e Kampionëve, Manchester City luan me të njëjtit kundërshtar edhe të shtunën në Premierligë, ndërsa Liverpool të dielën takohet me Cardiffin në udhëtim.
“Nëse nuk fitojmë këto ndeshje këtë javë, ne humbim të dy titujt”, ka deklaruar Guardiola, përcjell ‘lajmi.net’.
“Këtë sezon kemi pasur një kundërshtar të vështirë si Liverpool. Zakonisht, 84 apo 85 pikë, kanë qenë mjaftueshëm. Ne e meritojmë titullin të dy skuadrat, por vetëm njëra mund ta merr atë”./Lajmi.net/