Sport

Guardiola: Këta lojtarë nuk largohen nga Manchester City

Fernandinho është afër rinovimit të kontratës, një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe Jesus e De Bruyne.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, thotë se janë shumë afër për të arritur marrëveshje me Fernandinho, derisa vazhdojnë bisedimet me Kevin De Bruyne dhe Gabriel Jesus për rinovimet e kontratave.

“Dinho është shumë afër, shumë afër. Gabriel dhe Kevin, nuk e di”, u përgjigj Guardiola.“Mendoj se ata tashmë kanë bërë kontaktet e para, por nuk e di nëse janë afër për t’u finalizuar”.

“Për Fernandinhon, ka kohë që po diskutojmë dhe mendoj se tashmë është drejt fundit”, shtoi Guardiola.