Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, insiston se gjithmonë ka qenë i drejtë me Zlatan Ibrahimovicin
Derbi i Manchesterit, përveç Jose Mourinhos, Pep Guardiolan do ta vë edhe përballë Zlatan Ibrahimovicit.
Sulmuesi suedez dhe strategu spanjoll i kanë prishur punët që nga koha kur kanë punuar së bashku te Barcelona.
Pas largimit nga Camp Nou, ku Ibra qëndroi vetëm një sezon, ish sulmuesi i Interit dhe Milanit kishte shkruar autobiografi, ku e kishte sulmuar keq Guardiolan për mos respekt.
Por, vetëm pak orë para derbi, Guardiola insiston se gjithmonë ka qenë i drejtë me Zlatan Ibrahimovicin, përcjell Express.
“Unë kam qenë gjithmonë i qartë, unë gjithmonë foli me të ballë për ballë. Kurrë nuk përdoren mediat për t’i shpjeguar se çfarë kam kërkuar nga Zlatan në fushë, kurrë ”, u ka thënë Guardiola gazetarëve kur është pyetur për marrëdhënien që ka me Ibra.
“Njerëzit mund të thonë shumë, shumë gjëra, por unë isha shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të.”, ka theksuar Guardiola.