Sport

Guardiola ia hap dyert tre lojtarëve, nuk kanë vend në Man City (Foto)

Manchester City ka qenë shumë aktiv këtë afat kalimtar, duke transferuar gjashtë lojtarë – Guardiola premton edhe të tjerë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është duke krijuar një skuadër të fuqishme për të konkurruar për gjithë titujt e mundshëm sezonin e ardhshëm, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Për këtë, Cityzens kanë transferuar deri më tani gjashtë lojtarë, Mendy, Walker, Bernardo Silva, Ederson, Douglas Luiz dhe Danilo, që i kanë kushtuar 240,5 milionë euro, por Guardiola nuk ndalet me kaq – deri në fund do të tentojë të afrojë të tjerë lojtar.

Megjithatë, City edhe ka larguar shumë lojtarë këtë verë, teksa në radhë janë edhe tre të tjerë. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri spanjoll, Pep Guardiola.

“Nasri e di shumë mirë situatën, kemi shumë lojtar në mesfushë, kështu që do të shohim. Mangala duhet të vendos me ata që e përfaqësojnë. Derisa është këtu, do të kujdesemi për të”, deklaroi Guardiola, duke konfirmuar se nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Ai foli edhe për sulmuesin, Kelechi Iheanacho, që është një hap transferimit te Leicester City.

“Mendoj se do të largohet për Leicesterin. Nëse nuk ndodh, do të jetë pjesë e grupit”. /Gazeta Express/