Sport

Guardiola ia hap derën Hartit

Pep Guardiola i ka bërë me dije Joe Hartit se mund të largohet nga Manchester City nëse dëshiron.

Joe Hart nuk ka bërë kërkesë për largim nga Manchester City, edhe pse në xhiron e parë ndaj Sunederlandi nuk u aktivizua fare.

Por, Pep Guardiola i ka bërë me dije portierit anglez se mund të largohet nga Manchester City nëse dëshiron, përcjell Express.

“Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur, unë nuk dua që futbollistët të qëndrojnë këtu në qoftë se nuk duan”, ka thënë Guardiola, i cili i është referuar pakënaqësisë së Hartit, i cili ka përfunduar në bankinë.

Në vend të Hartit, Manchester City pritet ta transferoj portierin e Barcelonës, Claudio Bravo.