Sport

Guardiola me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin

Pep Guardiola ka thënë se Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët më të mirë.

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se ka shumë respekt për Zlatan Ibrahimovicin dhe se ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Kam shumë respekt për Ibrahimovicin, për atë që ka bërë për futbollin. Ai është një nga lojtarët më të mirë dhe lojtarët më të mirë kanë ndikim në klubet e tyre”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

“Disa lojtarë duhet të përshtaten në një ligë, më të mirësitë përshtaten shumë lehtë dhe Ibra është njëri prej tyre”.

Kujtojmë se Ibrahimovic në anën tjetër është një kritikues i madh i Guardiolas, me të cilin kishte punuar për një edicion në Barcelonë. /Express/