Sport

Guardiola e kërkon talentin e Bayernit

Kingsley Coman mund të largohet nga kampionët e Gjermanisë.

Pep Guardiola dëshiron që ta ketë në skuadër talentin francez Coman, i cili nuk po gjen hapësira te Bayerni.

Pep ka punuar së bashku me Coman vitin e shkuar në ‘Allianz Arena’ dhe synon që ta transferojë edhe te ekipi anglez, transmeton KosovaPress.

Sipas Leggo, bavarezët nuk duan që ta blejnë kartonin e lojtarit i cili është i huazuar për dy vite nga Juventusi dhe në këtë mes pritet të futet Guardiola, i cili do të bëjë një ofertë të majme për futbollistin.