Sport

Guardiola dhe Man City duhet t’i bëjnë korridorin e nderit skuadrës së Liverpool

Pep Guardiola ka mundësinë që të dëshmojë se është një nga trajnerët më korrekt dhe ‘fair-play’ në botën e futbollit.

Me humbjen e mbrëmshme ndaj Chelsea, Manchester City dhe Pep Guardiola tashmë ‘obligohen moralisht’ që t’i bëjnë Liverpooli korridorin e nderit, në ndeshjen e javës së ardhshme.

Tashmë kampionët në fuqi, Liverpool, luajnë në ‘Etihad’, të shpallur matematikisht kampionë, përcjell lajmi.net.

Në këso kushte, skuadrat kundërshtare duhet t’i bëjnë atyre korridorin e nderit. E njëjta pritet edhe nga Guardiola dhe skuadra e tij.

City dhe Liverpool kanë qenë rivalët kryesor në Premierligë në dy vitet e fundit, dhe një pamje me korridorin e nderit do të ishte një nga fotografitë më të bukura në botën e futbollit viteve të fundit. /Lajmi.net/