Sport

Guardiola dëshpëron tifozët e Manchester Cityt

Pep Gaurdiola ka thënë se skuadra e tij nuk mund të konkurrojë me ekipet e mëdha Evropiane, nëse vazhdojnë me këtë formë

Manchester City është duke kaluar nëpër një formë të mirë në Premierligë ku morën fitoren e katër në po kaq ndeshje, pasi mposhtën 2:1 në ‘Old Trafford’ rivalin lokal Manchester Unitedin.

Por Pep Guardiola mendon se kjo formë nuk është e mjaftueshme për të konkurruar me më të mirët e Evropës. Në prag të sfidës me Borussia Moenchengladbach në Ligën e Kampionëve, spanjolli tha se skuadra e tij aktualisht është shumë inferiore ndaj të mëdhenjve të Evropës.

“Deri më tani në Premielrigë gjithçka ka qenë mirë, por për të konkurruar me ekipet më të mëdha Evropiane, në këtë moment siç po luajmë – nuk mund ta bëjmë këtë’, tha Guardiola.

“E njoh shumë mirë Moenchengladbach, janë skuadër e papërshtatshme”, shtoi spanjolli. /Express/